Dueli kundër Delvinës, trajneri i Pogradecit: Vlerësim maksimal për këtë sfidë, besoj se lojtarët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 12:30

Dueli kundër Delvinës, trajneri i Pogradecit: Vlerësim maksimal për këtë sfidë, besoj se lojtarët…

Prononcimi i trajnerit të Pogradecit, Samuel Nikaj, përpara ndeshjes me Delvinën, e cila zhvillohet sot në orën 14:00, për javën e katërt për grupin B të Kategorisë së Dytë:

Nikaj

“Ne do ta vlerësojmë në maksimum skuadrën e Delvinës, edhe pse luajmë në fushën tonë.

Pavarësisht pikëve që kemi në renditje dhe pozicionit, motoja jonë është që çdo ndeshje do të trajtohet si finale, deklaratë që e kam theksuar shumë herë.

Mungesë e rëndësishme do të jetë Shkullaku, por jemi të përgatitur për çfarëdolloj skenari të mundshëm.

Besoj se lojtarët do të japin më të mirën në fushë”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"