Dueli kundër Apolonisë, trajneri i Burrelit: Ia dalim ndaj fierakëve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 9:30

Dueli kundër Apolonisë, trajneri i Burrelit: Ia dalim ndaj fierakëve!

Në kampin matjan ka optimizëm për takimin e radhës me Apoloninë, që do të luhet të dielën në orën 14:00 në stadiumin “Liri Ballabani”.

Nikaj dhe Renato Hoti

Ekipi është i motivuar për ta fituar këtë ndeshje dhe të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive të dy javëve të fundit. Këtë e konfirmon për “Panorama Sport” edhe vetë trajneri Renato Hoti.

“Jemi përgatitur intensivisht gjatë gjithë javës dhe angazhimi i lojtarëve ka qenë maksimal në funksion të qëllimit që kemi për ta fituar këtë ndeshje.

Në grup ekziston fryma pozitive dhe shpresojmë të arrijmë objektivin. Fitorja do të na jepte qetësinë e duhur për të menduar pastaj për ecurinë dhe pretendimet këtë kampionat.

Burreli do të paraqitet me dinjitet dhe do të jetë në grupin e më të mirëve”, ka thënë Hoti.

Burime brenda klubit bëjnë me dije se pritet një prezencë e shtuar e tifozërisë matjane, që do jenë frymëzim dhe mbështetje për skuadrën e tyre të zemrës.

Nga ana e saj, Bashkia dhe kryetari saj, Agron Malaj, kanë krijuar të gjitha kushtet optimale ndaj futbollistëve dhe stafit.

MARTIN DEDAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"