Duamena është gati të qëndrojë te Egnatia: Mund të bëjmë gjëra të mëdha bashkë
Rafael Duamena erdhi me shumë bujë në futbollin shqiptar dhe ka plotësuar në fakt pritshmërinë që kishte. Ai e mbyll mes golashënuesve më të mirë të Superiores këtë gjysmë sezoni në vendin tonë dhe me një Kupë Shqipërie të fituar me ekipin. Një histori që me sa duket do të vazhdojë edhe pas pjesëmarrjes në Europë.
“Është një fitore shumë e mirë për klubin. Shkruam historinë, jam shumë i lumtur. Të gjithë bëmë mirë, një sezon të madh dhe mendoj se e meritojmë që të fitonim sot
Presidenti është i lumtur, do të flasim për të ardhmen por për momentin jam shumë i lumtur që jam këtu, që jam pjesë e skuadrës dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha bashkë”, tha Duamena për “Oversport” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"