“Dua vetëm të mos dëmtohem më”, Okafor: Milani synon trofeun, në stol prej Leaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 20:43

“Dua vetëm të mos dëmtohem më”, Okafor: Milani synon trofeun, në stol prej Leaos

Noah Okafor, i cili mbërriti te Milani nga Salcburgu në verën e kaluar dhe pas golit ndaj Lacios ka dhënë një intervistë për portalin e mirënjohur “Transfermarkt”.

okafor

Mes ardhjes së tij te kuqezinjtë, pesha e pritshmërive dhe konkurrenca me Leaon me të cilin ai ndan rolin dhe gjithashtu një miqësi të veçantë. Zvicerani ka qenë vendimtar në disa ndeshje sezonale, duke u futur shpesh nga pankina teksa më poshtë vijojnë edhe deklaratat e tij.

Si ishte zbarkimi te kuqezinjtë?

Mbërrita në Itali me një dëmtim të vogël, kështu që fillimisht qëndrova për t’u stërvitur larg skuadrës, e cila ishte në turne në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht situatës, për mua është një hap i madh përpara, nuk duhet ta harrojmë këtë, por kam shumë besim te vetja.

Cili ishte kontakti i parë me Milanin?

Ata më kishin kontaktuar që pas ndeshjes së Champions, kur shënova për ta në fazën e grupeve 2022/23. Nuk qemë në gjendje të arrinim një marrëveshje për merkaton e dimrit, por për fat ia dolëm ta bënim verën e kaluar. Kisha mundësi të tjera, por u magjepsa menjëherë nga Milani.

E ndjeni peshën e pritshmërive?

Është çështje të dish të përshtatesh. E dija se si do të ishte të vija te Milani pasi kisha luajtur si kundërshtar edhe në “San Siro” me RedBullin. Te Milani gjithçka është ndryshe, keni një ndeshje të madhe në javë, stadiumi është gjithmonë plot. Nëse dini të zhyteni saktë në një kontekst të ngjashëm, nuk mund të dëshironi asgjë më të madhe se kjo.

Kaq komod jeni?

Ndoshta vetëm dy, tre klube i konsideroj më të mëdhenj se Milani. Menjëherë gjeta një ambient të ngrohtë dhe menjëherë u harmonizova me shokët e tjerë të ekipit, shumë prej të cilëve kishte edhe shumë të rinj. Leao është njëri mes tyre dhe që më ka ndihmuar shumë të integrohem.

Nga buron gjithë ky respekt?

Kemi karaktere të ngjashëm. Ndajmë të njëjtat ide, brenda dhe jashtë fushe. Ne na pëlqen të bëjmë shaka dhe jemi lojtarë të afërt për nga karakteristikat. Më fakt, te Milani ka lojtarë me përvojë të madhe. Mund të mësoj në çdo seancë stërvitore dhe segment garash. Trajneri më flet shpesh, i njeh cilësitë e mia dhe i merr në konsideratë. Ai më tha të vazhdoj këtë rrugë. Dita ime do të vijë.

Ndjeni konkurrencë me Leaon?

Kjo nuk më shqetëson. Isha i vetëdijshëm se nuk do të isha zgjedhja e parë dhe se do të duhej të kisha durim për të pasur shansin tim. Duhet të jem gati, ta meritoj këtë vend dhe kështu të bëhem titullar. Përparimi mund të arrihet edhe në një kohë të shkurtër e ndaj Lacios dhashë një tjetër provë.

Në ndeshjen e fundit puthët edhe fanellën. A nuk është pak herët?

Unë gjithmonë e kam marrë Milanin në Play Station. Këtu kanë kaluar lojtarët më të mirë e jo më kot janë fituar shtatë Liga Kampionesh. Si mund të mos e admiroja?

Cilat janë objektivat tuaja?

Qëllimi që fëmijë ishte të arrija një nivel kaq të lartë ekipor. Tani jam këtu. Jam mirë dhe do të doja të qëndroja kështu, sidomos pa lëndime.

Ndihem si një anësor i majtë, por Leao është aty dhe duhet të jem i durueshëm, por e shoh veten edhe si sulmues i dytë. Sa për objektivat ekiporë, duhet të punojmë si për kampionatin ashtu edhe për Ligën e Evropës.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"