Drita shkarkon trajnerin grek, në skenë del emri i ish-teknikut të… Egnatias dhe Flamurtarit  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 23:02

Drita shkarkon trajnerin grek, në skenë del emri i ish-teknikut të… Egnatias dhe Flamurtarit  

Drita e Gjilanit është ndarë me trajnerin grek, Akis Vavalis. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjilanas të hënën mbrëma. Largimi i Vavalisit erdhi pas humbjes nga Prishtina në derbin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.   

BABALIS

Menjëherë pas këtij “divorci” në mediat kosovare ka nisur të qarkullojë emri i “timonierit” të ri të Dritës, bëhet fjalë për Zekerija Ramadanin, 45-vjeçarin që në sezonin 2021-2022 drejtoi Egnatian, si dhe ish-trajner i Flamurtarit në sezonin 2015-2016.  

Ramadani është një njohës i mirë i futbollit kosovar, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Trepça 89’, Feronikelit, Prishtinës dhe Gjilanit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"