Drejtori i Dinamos flet si ekspert: Nëse një gjyqtar nuk e jep atë rast penallti, atëherë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 20:15

Drejtori i Dinamos flet si ekspert: Nëse një gjyqtar nuk e jep atë rast penallti, atëherë është…

Drejtori i Dinamos, Ermal Barushi u ndëshkua me karton të kuq pas tensionit në pankinë me trajnerin e Flamurtarit Marselo Troisi. Pas ndeshjes ai deklaroi se e mori pasi donte të qetësonte situatën. Si një ish-gjyqtar ai u shpreh se ajo ishte 100% penallti.

nbnc

“Mora kartonin e kuq sepse nuk doja të agravoja situatën, u mundova që të qetësoja trajnerin. Ky ishte futbolli, me gjithë këto kartonë dhe episode. Por ky mund të quhet futboll i vërtetë. Në qoftë se një arbitër nuk e jep atë rast penallti është 7.8 me rregulloren e arbitrimit, sepse ai bën një lëvizje të shkujdesur totalisht me intesitet të lartë, pavarësisht se duket që kap topin, por e kap me takë, godet lojtarin dhe në të njëjtën kohë ka ngritur gjurin lart. Ajo është 100% penallti”, u shpreh Barushi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"