“Dramë e hidhur si në Uembli”, Gjermaninë e përndjekin hijet e vendimeve të dyshimta/ Kujtojnë finalen e vitit 1966

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 23:31

“Dramë e hidhur si në Uembli”, Gjermaninë e përndjekin hijet e vendimeve të dyshimta/ Kujtojnë finalen e vitit 1966

Në Gjermani nuk e kapërdijnë dot eliminimin e kombëtares së tyre nga grupet e Botërorit. Nuk kanë munguar polemikat për vendimet e gjyqtarëve, teksa goli i dytë i Japonisë, ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, ku pretendohet që topi e kaloi vijën fundore.

japonia goli5

Gjithsesi VAR-i e konsideroi të rregullt golin e fitores së Japonisë ndaj Spanjës. Mediat gjermane, më konkretisht “Bild.de”, ka hequr një paralele me finalen e vitit 1966, ku Gjermania humbi në fund ndaj Anglisë, pas një vendimi të diskutueshëm.

“Kanë kaluar 56 vjet, katër muaj e një ditë… Një tjetër dramë po aq e hidhur! Ashtu si në vitin 1966 në finalen e  Kupës së Botës kundër Anglisë në stadiumin “Wembley”, pati një tjetër vendim të diskutueshëm dhe përsëri Gjermania humbi në fund. Goli për Japoninë ka rëndësi. Ashtu si goli i Anglisë në Ëembley në finalen e vitit 1966”, shkruan “Bild”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"