Dorëheqje e kushtëzuar, trajneri i jep lamtumirën klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2023 | 23:40

Dorëheqje e kushtëzuar, trajneri i jep lamtumirën klubit të Kategorisë së Parë

Dorjan Bubeqi jep dorëheqje nga Burreli. Trajneri i ka dhënë fund aventurës së tij në Mat, ndërsa qartëson se vendimi erdhi për arsye familjare. Kavajasi lë sidoqoftë të hapur bashkëpunimin në një të ardhme të afërt, siç shprehet edhe vetë.

Burreli

“Faleminderit Burreli. Prania pranë fëmijëve mposhti dëshirën për të vazhduar me ju. Falënderim për të gjithë ju, kryetarin e bashkisë Agron Malaj, drejtorin, shefin e klubit, stafin dhe në veçanti tifozët e zjarrtë matjanë. Nuk jeni më të mirët, por më të mirë se ju nuk ka. Faleminderit çuna. Mirë u takofshim në një të ardhme të afërt”, shkruante kavajasi në rrjetet sociale.

Bubeqi

Kujtojmë që nga matjanët janë larguar edhe lojtarët e huaj: Markos Ramos, Huan Balanta Sinisterra dhe Vagner Duarte.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"