Dorëheqja nga pankina e Tomorit, Arbëri: Kisha stres të madh, vendim i parevokueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 20:54

Dorëheqja nga pankina e Tomorit, Arbëri: Kisha stres të madh, vendim i parevokueshëm

Klodian Arbëri jep dorëheqjen. Ajo që gazeta paralajmëroi në numrin e së shtunës, ndodhi të dielën. Trajneri i Tomorit është larguar dhe vendimi nuk ka kthim.

Arberi

Gjatë deklaratës së dhënë për gazetën, ai tregon edhe shkakun: “Prej kohësh e mendoja dorëheqjen. Kisha stres dhe doja t’i përkushtohesha. Do të jem gjithnjë pranë skuadrës sime të zemrës, por një ditë do të kthehem. Më vjen shumë keq që nuk arritëm të fitonim këtë përballje, pasi skuadra dha maksimumin nga fillimi deri në fund. Ashtu si mund të pësonte, ashtu dhe i kishte të gjitha mundësitë për të realizuar golin e fitores. Për mua ky ishte takimi i fundit në krye të Tomorit, pasi deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme. Arsyeja që parashtroj është shumë e thjeshtë. Gjithçka ka të bëj me stresin e madh që kam përjetuar gjatë kësaj periudhe, prej dy sezone e gjysmë në krye të Tomorit. Gjej rastin të falënderoj në mënyrë të veçantë për mbështetjen, fillimisht kryetarin e bashkisë Ervin Demo, që së bashku me tifozërinë e mrekullueshme të Tomorit më kanë dhënë një suport të jashtëzakonshëm.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"