Dopieta në horizont, Spaleti: Champions-i më josh, dua ta fitojmë dhe atë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 23:33

Dopieta në horizont, Spaleti: Champions-i më josh, dua ta fitojmë dhe atë

Napoli po thyen çdo rekord në këtë sezon në Serinë A. Skuadra e Spaletit e ka vendosur shampanjën në akull dhe tani po pret vetëm datën për të nisur festën e titullit të tretë në historinë e këtij klubi. Por Napoli nuk është vetëm një fenomen italian.

spaleti2

Skuadra e kaltër është kthyer në një fenomen europian dhe përtej Serisë A është plotësisht në garë edhe në Ligën e Kampioneve. Një dopietë përrallore për Napolin që nuk ka mundur ta ëndërrojë as në kohën e Diego Armando Maradonës. Por skuadra aktuale e drejtuar nga Luçiano Spaleti duket se mund t’ia dalë. Ka qenë pikërisht trajneri i Napolit, i cili ka bërë të ëndërrojnë tifozët e këtij klubi dhe të paralajmërojë Milanin për takimin e dyfishtë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

“Seria A është diçka tjetër dhe Liga e Kampioneve është diçka tjetër. Nuk janë e njëjta gjë, secila me specifikën e vet është e veçantë, është speciale. Nuk mund ta fsheh se Liga e Kampioneve është një kompeticion që të josh dhe mezi po presim ditën për të zbritur në fushë. Janë emocione të veçanta që nuk i kam përjetuar në 64 vjet në jetës sime.

Por natyrisht që duhet të tregohemi të përmbajtur, të kujdesshëm, unë i pari dhe lojtarët më tej, sepse këto ndeshje, përtej të qenit çmendurisht të bukura, mund të kthe- hen edhe për së prapthi. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se në mbrëmje madhështore si këto në Ligën e Kampioneve duhet të mos mendojmë për të kaluarën, duhet të lëmë pas historinë e të fokusohemi vetëm tek e tashmja. Deklarata e trajnerit ka ardhur gjatë ceremonisë së çmimeve “Enco Berxot”, me Spaletin që është bërë i treti trajner i Napolit në histori që e fiton këtë çmim pas Maxarrit (2012) dhe Sarrit (2017).

Gjatë fjalës së tij, Sarri u ka tërhequr vëmendjen edhe lojtarëve, duke kërkuar ruajtjen e përqendrimit në Serinë A pavarësisht avantazhit të konsiderueshëm ndaj ndjekësve. “Rreziku më i madh për ne është që lojtarët të kalojnë në një fazë euforie. Për këtë u flas vazhdimisht, sepse dua që t’i mbaj të gjithë në tonus”, tha Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"