Dominon produkti vendas/ Trajneri Behari shpall listën e Kombëtares U-18, ja 23 futbollistët e grumbulluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2022 | 20:32

Dominon produkti vendas/ Trajneri Behari shpall listën e Kombëtares U-18, ja 23 futbollistët e grumbulluar

Trajneri i Kombëtares U-18 të Shqipërisë, Ardi Berhari,  ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy testet miqësore ndaj Malit të Zi. Këto dy takime do të zhvillohen në Shkodër (8 nëntor) dhe Podgoricë (10 nëntor).

AP__7474-scaled

Tekniku i kuqezinjve ka ftuar për këto dy miqësore 23 lojtarë, të cilët do të kenë mundësinë të shfaqin cilësitë e tyre përgjatë 6 ditëve të grumbullimit, por gjithashtu një mundësi shumë e mirë edhe për stafin kuqezi për të vëzhguar nga afër lojtarët e talentuar të kësaj grup-moshe dhe për të përgatitur boshtin e ekipit Kombëtar në sezonin e radhës.

Kombëtarja e drejtuar nga Ardi Behari do të grumbullohet fillimisht në Durrës, ku do të zhvillojë stërvitjet në kompleksin ‘Tropikal’, ndërsa të hënën do të udhëtojë drejt Shkodrës.

behari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"