Do të ruajnë boshtin, skuadra e Kategorisë së Parë “pazar” në tregun e huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2021 | 18:28

Do të ruajnë boshtin, skuadra e Kategorisë së Parë “pazar” në tregun e huaj

Pasi u ngjitën në Kategorinë e Parë, tani nis puna e vërtetë për Shkumbinin. Në klub nuk duan që të jenë kalimtarë në sezonin 2021-2022, por do të tentojnë rikthimin e madh në elitë.

SHKUMBINI

Pritet që këto ditë drejtuesit të nisin zyrtarisht nga puna për ndërtimin e ekipit. Fillimisht po mendohet për të ruajtur boshtin që mbylli kampionatin, por nuk do të mungojnë as afrimet cilësore. Ata synojnë jo vetëm lojtarë nga Kategoria e Parë, por edhe nga ata me eksperiencë në Superiore.

Nuk përjashtohet edhe afrime të huaja, por gjithmonë duke bërë një vlerësim maksimal të aftësive të tyre. Këta të fundit duhet të bëjnë pa dyshim diferencën me lojtarët vendës.

Por, edhe largimet janë të pritshme. Do të lihen të lirë futbollistët që nuk do të arrijnë të bindin gjatë periudhës përgatitore.

Pavarësisht se do të jetë një sezon më i vështirë, në Peqin premtojnë se do të punohet për ndërtimin e një skuadre dinjitoze, që do të ketë objektiva të mëdhenj.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"