Do të përballet me Brazilin, ylli i Koresë së Jugut merr ofertën nga gjiganti i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 13:29

Do të përballet me Brazilin, ylli i Koresë së Jugut merr ofertën nga gjiganti i Premier Ligës

Koreja e Jugut gjithashtu është një surprizë e bukur e këtij Botërori, duke lënë pas në grup Uruguain dhe Ganën, për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave, aty ku do të përballet me Brazilin.

korea e jugut

Interesi drejt lojtarëve koreanë duket se ka qenë menjëherë i madh, teksa yllit të tyre të mbrojtjes, Kim Min-Jae i ka ardhur një ofertë nga Premier Liga.

Bëhet fjalë për Mançester Junajtid, me trajnerin Erik ten Hag që ka shfaqur interes të madh për 26-vjeçarin, i cili gjithashtu po shkëlqen dhe me Napolin në Serinë A, duke i ofruar skuadrës italiane plot 39 milionë paund.

kim min jae

Kjo e fundit duket se nuk ka ndërmend që ta shesë koreanin, por mundësia për të luajtur në Premier Ligë mund t’i ndryuhsojë mendjen mbrojtësit Kim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"