Do të ndërtohet ekip pretendet, “revolucion” i pashmangshëm/ Te AF Elbasani pritet merkato e bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 23:45

Do të ndërtohet ekip pretendet, “revolucion” i pashmangshëm/ Te AF Elbasani pritet merkato e bujshme

Sa u përket lëvizjeve që do të ketë në merkato, mendohet që ato të jenë të shumta. Burime të gazetës pohojnë se nga lojtarët e kontingjentit që mbyllën sezonin me Elbasanin vetëm shumë pak prej tyre do të vijojnë të jenë pjesë e klubit. Bëhet fjalë vetëm për ata lojtarë që kanë bindur gjatë këtij sezoni dhe që i kanë cilësitë për të milituar dhe qenë konkurrues në Kategorinë e Parë.

AF Elbasani

Megjithatë, ende nuk mund të thuhet me siguri se cilët do të qëndrojnë dhe cilët largohen, pasi është ende herët për të dalë në të tilla konkluzione.

Sakaq, klubi pritet që përgjatë muajit qershor të jetë pushim dhe përgatitjet të nisin në muajin korrik, për të pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Është menduar që të zhvillohet edhe një fazë përgatitore jashtë vendit, por që gjithsesi ka ende kohë deri atëherë. Në klub duan që të krijojnë një ekip pretendent, ndaj do t’i përgatisin infrastrukturën e nevojshme çdo trajneri që do të drejtojë ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"