Do të luhet në acar, Xhebrahimi: Sfidojmë të ftohtin për kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2023 | 11:42

Do të luhet në acar, Xhebrahimi: Sfidojmë të ftohtin për kthesën

Tërbuni ka mbyllur të premten përgatitjet dhe është nisur drejt Pukës, ku sot do të presë Burrelin. Këtë javë kërkohet vetëm kthesa dhe këtë lojtarët e kanë të qartë.

Screenshot_21-750x514

Albi Xhebrahimi beson se fundi i këtij 90-minutëshi do të flasë për ta, ndonëse u trembet disi temperaturave.

“Jemi gati për të sfiduar Burrelin, një ekip që po zhvillon lojëra të bukura. Jemi përgatitur vetëm për fitoren, ndonëse do të luajmë me -6 gradë celsius. Besoj fort se në këtë ndeshje në shtëpi do të gjejmë pikët dhe unë do të dal te goli, sigurisht me ndihmën e shokëve të mi. Ne kemi zhvilluar në të shumtën e rasteve lojëra të bukura, por me sa duket kemi pasur edhe nevojën e fatit. Këtë ndeshje na rikthehen edhe Ruçi me Filipin. Mundësi për t’u aktivizuar ka edhe Rezi, që ka dalë në stërvitje bashkë me ne. Mbrojtja duket e blinduar mirë dhe besoj se ne si sulmues duhet të tregojmë vlerat tona”, përfundoi sulmuesi.

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"