Do të luajë Botërorin e tij të tretë, Dani Alvesh flet për lojtarët e Barçës: Pedri dhe Gavi janë magjikë, e bëjnë futbollin më emocionues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 14:15

Do të luajë Botërorin e tij të tretë, Dani Alvesh flet për lojtarët e Barçës: Pedri dhe Gavi janë magjikë, e bëjnë futbollin më emocionues

Mbrojtësi anësor Dani Alvesh do të luajë Botërorin e tij të tretë me Brazilin. Në një intervistë për “The Guardian” ai ka folur për ish-shokët e tij të skuadrës tek Barcelona, duke theksuar cilësitë e Pedrit dhe Gavit.

dani

“Më pëlqejnë lojtarët që janë magjikë për dashamirët e futbollit si Pedri dhe Gavi. Ata janë lojtarë që e bëjnë më shumë futbollin emocionuese”.

Mbrojtësi i djathtë zbuloi edhe një anekdotë me Ansu Fatin: “Pashë Ansun një ditë më parë dhe më tha, vë bast që nuk më kujton, kam një foto me ty kur isha fëmijë. Unë u përgjigja që sigurisht që po, ju ka mbetur fytyra, ndaj i thashë se do të ishte figura e La Masias”.

Alvesh do të debutojë sonte në mbrëmje me Brazilin kundër Serbisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"