“Do të kemi buxhet tjetër nga Ministria”, Luiza Gega në “Panorama TV”: Jam sportistja më e mirë europiane, ëndërroj medalje në Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2023 | 17:26

“Do të kemi buxhet tjetër nga Ministria”, Luiza Gega në “Panorama TV”: Jam sportistja më e mirë europiane, ëndërroj medalje në Lojërat Olimpike

Atletja Luiza Gega ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje Skype, ajo foli për garat e fundit ku arriti të triumfonte si dhe për objektivat e saj për të ardhmen. Gega u ndal gjithashtu dhe tek ulja e buxhetit të atletikës nga ministria e Arsimit dhe Sportit.76

“Këtë herë kisha objektiva të reja, kur fitova garën e parë 5000 m, kisha dhe garën e 3000 m. Ne duhet të grumbullojmë pikët maksimale në çdo disiplinë, nga 47 shtete unë kapa kohën më të shpejtë.

Ndjehem pak e lashtë, do të thotë shumë për mua, sepse për një kohë të gjatë kam qenë në elitë. Gara e parë ishte 5000 m, e kisha pak të vështirë të fitoja, por gjërat shkuan shumë mirë. Më interesonte të fitoja për ekipin, ndërsa gara tjetër më interesonte për veten. Nga hera e kaluar që kemi qenë në garë ne arritëm të grumbullojmë 100 pikë më shumë, por kemi shumë mungesa në disiplinat e tjera. Shpresoj që të kalojmë në një divizion më lart. Dua të kemi më shumë sportistë në nivel të lartë, Taulant Stërmasi është shumë i përkushtuar dhe do ti mbështesë shumë, do i ndihmojë të rinjtë dhe sportistët aktualë që janë. Ndoshta dhe unë mund të kontribuoj në të ardhmen. Më shumë se 70% të garës kam garuar vetëm, do të thotë që jam sportistja më e mirë Europiane, jam e kënaqur me arritjet e mia. Nuk jam mësuar të garoj paradite dhe nuk jap më të mirën, por e përballova mirë. Më presin gara të tjera, fokusi i madh është në Kampionatin Botëror.

Sezoni i verës është më i rëndësishëm për sportin e atletikës, por duhet të qëndroj këtu në mal larg familjes dhe shoqërisë. Më duket sikur kam më shumë përgjegjësi, dhe mundohem fort që mos zhgënjej asnjë. Ka momente që them do të doja të jetoja sepse nuk kam shijuar shumë apo të udhëtoj për qejf, por atletikën e dua më shumë se çdo gjë. Pa disiplinë nuk arrihen gjërat, nëse le 1 ditë do më çojë një javë mbrapa dhe nuk mund t’ja lejoj vetes këtë. Mund të dështoj 1 ose 2 gara, por smund të dështoj gjithë vitin. Koha ka qenë e ftohtë dhe nuk më ka lejuar që të stërvitem si duhet. Vitin tjetër janë Lojërat Olimpike dhe do mundohem të jap më të mirën. Ëndërroj dhe po punoj fort për të marrë një medalje, janë të arritshme, çdo është e mundur. Do mundohem fort për tja dalë.

Ulja e buxhetit- Ku janë gjërat për tu vlerësuar dhe për falënderime do e them gjithmonë, por kur është e kundërta do të reagoj. Por nga ministria n’a u komunikua që do të ketë dhe një pjesë tjetër e buxhetit. Për momentin jam e kënaqur përsa i përket të ardhurave dhe mundohem fort që tua shpërblej me rezultate atyre që më mbështesin”, deklaroi ajo.

“Ministrja s’ka dijeni për logjikën e ndarjes së këtij buxheti”, Luiza Gega: Ndjehem e ofenduar, Evis Kushi të rishikojë vendimin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"