“Do të doja që të qëndronte ca kohë në burg”, ish-trajneri shpërthen ndaj Rubiales
Havier Klemente, në pozitën e trajnerit te përfaqësuesja e Spanjës në periudhën 1992-1998, ka folur me tone të ashpra kundër ish-presidentit të federatës iberikase, Luis Rubiales, madje duke cekur edhe burgun:
“Rubiales duhet të dergjet disa kohë në burg për të kuptuar dëmin që i ka shkaktuar institucionit ku punonte. E cilësoj si një person të sëmurë. Vrazhdësia dhe mosrespektimi bëjnë pjesë në identitetin e tij gjatë pozicionit si drejtues.
Federata e kishte të përcaktuar qartë se ishte e ndalur që udhëheqësi i saj të blinte apartamente me qira të lira, por ai e ndryshoi ligjin, gjë që kuptohet si korrupsion i pastër. E pashpjegueshme se si një individ që mban post kaq të rëndësishëm në futboll të përdorë organet drejtuese në futbollin spanjoll sipas interesit personal”, përfundoi 73-vjeçari.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"