“Do jemi shumë afër gjashtëshes”, Ndreu: Nëse arbitrimi do të jetë si sot…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 16:04

“Do jemi shumë afër gjashtëshes”, Ndreu: Nëse arbitrimi do të jetë si sot…

Kastrioti barazoi me Lushnjën në javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Trajneri i krutanëve, Ramdan Ndreu u shpreh se skuadra e tij mund ta arrijë objektivin “play-off”.

ndreu

“Ishte një ndeshje e vështirë. Zhvilluam një ndeshje me dy faqe. Pjesë e parë shumë e dobët, pa ide. Je i detyruar që të dalësh me topa të gjatë, që del dhe mesfusha jashtë loje. Pjesën e dytë e shpërngulëm lojën. Barazuam dhe kishim të gjitha shanset për ta fituar ndeshjen. Akoma kemi probleme në fazën e sulmit. Më vjen shumë keq për pikët që lamë sot, sepse ishim përgatitur shumë për të marrë tre pikët që do na ndihmonin në vendosje. Skuadrën e kemi mirë dhe do të shpresojmë në ndeshjet në vazhdim.

Ne menduam, ndoshta kemi dhe fiksimet tona si trajnerë, që lojtarët që janë në fushë të kenë një përgatitje fizike. Në pjesën e parë të luanin lojtarët që ishin përgatitur mirë fizikisht. Ne kemi këmbëngulur që topat të dilnin me topa anësorë, gjë që nuk funksionoi. Në pjesën e dytë futëm lojtarët e gjatë.

Bylisi është ndeshje e prapambetur. Nëse ndeshjet do të jenë si sot, me këtë arbitrim, nuk ka rëndësi ku luajmë brenda ose jashtë, nëse arbitrim do ishte si sot, 50-50, spango.

Unë e deklaroj që do jemi shumë afër gjashtëshes. Nuk është qameti të dalësh barazim. Lushnja është ekip i mirë. mund të fitonim, por edhe mund ta humbnim. Kam besim se do jemi një nga skuadrat që do jetë e vështirë për të na mundur”, u shpreh për “MCN” trajneri Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"