“Do hidhja monedhë mes titullit dhe Champions-it”,Marota komenton Interin nga Lautaro te rinovimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 17:51

“Do hidhja monedhë mes titullit dhe Champions-it”,Marota komenton Interin nga Lautaro te rinovimet

Xhuzepe Marota ka qenë dje protagonist i eventit “Sport Industry Talk”, ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për një sërë temash që prekin zikaltrit dhe futbollin italian, madje duke treguar edhe preferencën e tij mes titullit të 20-të kampion dhe Ligës së Kampioneve.

marota

Pas ndeshjes kundër Juventusit, a keni një ndjesi se mund të ishte bërë më shumë?

Jo, është një performancë që duhet konsideruar pozitive, jep vazhdimësi në krahasim me të shkuarën e afërt dhe e gjithë kjo mund të jetë vetëm një ogur i mirë, për të vazhduar në mënyrë pozitive dhe për të luftuar për atë që është një qëllim i rëndësishëm.

A ju befason ky Lautaro, pasi keni parë shumë futbollistë të mëdhenj në karrierën tuaj?

Sigurisht që është e gjitha falë tij, ai është ende në rritje dhe ka hapësirë të konsiderueshme për t’u përmirësuar, edhe pse tashmë ka treguar nga pikëpamja statistikore, se po kryen detyrën e tij si sulmues. Por të mos harrojmë se ai është edhe kapiteni ynë dhe po fiton konsensusin nga shokët e tij të skuadrës, në një rol të ri për të.

A mund të arrihet një yll i dytë dhe një buxhet i balancuar?

Kushdo që shpenzon më shumë fiton, nuk më duket një ekuacion i sigurt. Koncepti që unë lartësoj është kompetenca. Nëpërmjet kësaj mund të kapërceni vështirësitë financiare. Futbolli është një lojë, por edhe një aktivitet biznesi. Unë nga ana tjetër, luftoj për të rritur kompetencën që të gjithë mund të shprehin.

Është më mirë, një tjetër finale e Ligës së Kampioneve apo ylli i dytë?

Pyetje e mirë. Ylli i dytë do të mbetej, do të ishte një moment historik, por do të hidhja një moment nëse do të më duhej të zgjidhja mes të dyjave. Ndoshta finalja nëse fitohet? Sigurisht…

Kalendarët duken shumë të ngjeshur…

Barela luajti 57 ndeshje klubesh, plus ato për ekipin kombëtar vitin e kaluar. Ka një dëmtim psikofizik gjatë lojës. Duhet të ketë një diskutim me FIFA-n dhe UEFA-n, për të modifikuar kalendarin. Rreziku i kësaj pune qëndron te klubet, e paguajnë nëse dëmtohet. Rasti Eriksenit është emblematik. Diskutimi duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur.

Dekreti i rritjes?

Nuk është rastësi që Murinjo ka rigjeneruar Romën dhe Murinjo i nënshtrohet Dekretit të Rritjes. Ne kemi një trajner shumë të mirë, si De Zerbi, që është në Premier Ligë dhe nëse imagjinojmë ta sjellim në shtëpi me atë që fiton, nuk do ta bënim dot pa Dekretin e Rritjes. Kjo vlen për trajnerët, por edhe për përgatitësit atletikë që fitojnë shuma të mëdha parash.

Përgatiti: NISLI GJINI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"