Djemtë e Kombëtares në Podkastin me Ramën, Uzuni: Golat i kam lënë për në Europian! Gjimshiti flet për mungesën e tij në “EURO 2016”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 8:36

Djemtë e Kombëtares në Podkastin me Ramën, Uzuni: Golat i kam lënë për në Europian! Gjimshiti flet për mungesën e tij në “EURO 2016”

Disa nga futbollistët e Kombëtares si kapiteni Berat Gjimshiti, mbrojtësat Elseid Hysaj e Mario Mitaj, sulmuesi Myrto Uzuni ishte pjesë e podkastit me kryeministrin Edi Rama.

12

Uzuni: Golat i kam lënë për në Europian. Ishte pak e ështirë me Ishujt Faroe sepse mbroheshin me forca të shumta, pasi me ekipet që janë më të forta në letër luajmë lojë të hapur dhe me ekipet më të dobëta në letër luajnë lojë të mbyllur dhe është e vështirë të shënosh.

Hysaj: Kemi thyer rekorde kësaj herë, as ne nuk e kemi pritur nhjë grup si ky dhe ne në vendin e parë. Kemi treguar që kemi një forcë të madhe dhe jemi të vetëdijshëm që mund të arrijmë më shumë se kaq.

Mitaj: Kam bërë dhe gabime me Ishujt Faroe, por njëherë në 5 ndeshje dhe falet. Isha pak I papërqëndruar e kisha mendjen tek festa.

Gjimshiti: Nuk jam unë më i vjetri është Veseli, por jam edhe unë veteran. Luaj prej 2014-ës me Kombëtaren, isha në eliminatore, por jo në Europian. Atëherë kam qenë i ri 22-vjeç, luaja në Zvicër ishte e vështirë, pasi po bëja kalimin nga Zyrih tek Atalanta dhe nuk pata ndeshje, luajta vetëm 3 ndeshje në 6 muaj. Atëherë vendosi trajneri De Biazi që nuk isha në formë dhe nuk më mori, dhe e pranova. Puna vazhdon dhe eca përpara.

Në përditësim…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"