“Djajtë e kuq” presin Gallatasarajin, Ten Hag rikthen Antonin dhe kritikon Rashfordin: Ka mundësi për më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 13:00

“Djajtë e kuq” presin Gallatasarajin, Ten Hag rikthen Antonin dhe kritikon Rashfordin: Ka mundësi për më mirë

Forma e Markus Rashfordit përpara porte është kritikuar këtë sezon, ndërsa sulmuesi i “djajve” zhgënjeu edhe në ndeshjen e fundit kundër Kristal Palasit.

ten hag

Sulmuesi anglez renditet në vend të dytë për goditjet në Premier Ligë këtë sezon, vetëm pas Erling Halandit të Mançester Sitit dhe Rashfordit dhe ka arritur të dërgojë në kuadrat vetëm gjashtë nga 28 goditje në portë. Por Ten Hag nuk shqetësohet dhe është i bindur se golat do të vijnë.

“Faktet janë se ai nuk po shënon në këtë moment, por ai ka pasur raste”, tha trajneri i Mançester Junajtidit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Championsit kundër Gallatasarajit.

“Në ndeshjen kundër Brajtonit ai pati pesë deri në gjashtë raste në pozicione të mira. Nëse ai punon shumë… çdo ditë, çdo ndeshje, me fokusin e duhur dhe ekipi rreth tij e furnizon, e ndihmon, e mbështet me lëvizje, atëherë golat do të vijnë. Markus Rashford është një lojtar që është i aftë të shënojë gola në çdo ndeshje. Kur të vijë në pikat e duhura, ai do të shënojë”, shtoi holandezi, që ka rikthyer edhe Antonin në dispozicion për ndeshjen e sotme.

Sulmuesi brazilian është duke u hetuar nga autoritetet angleze dhe braziliane pas akuzave se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij. Por, pasi klubi e pezulloi në pritje të hetimeve, ka vendosur që ta riintegrojë në skuadër.

“Antoni do të merret në konsideratë. Kemi edhe një stërvitje të fundit dhe pastaj do të marrim një vendim, por ai do të merret në konsideratë”, konfirmoi Ten Hag.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"