“Divorci” është gati, PSG i vendos supergjobë Mesit për arratinë në Arabinë Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 21:17

“Divorci” është gati, PSG i vendos supergjobë Mesit për arratinë në Arabinë Saudite

PSG-ja ka pezulluar me dy javë Lionel Mesin, për shkak të largimit nga stërvitja e klubit pa marrë leje, për të fluturuar drejt Arabisë Saudite. Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat janë të bindur për këtë gjë.

3cabcc81540d0491

Lëvizja jo e menduar mirë nga “Pleshti” është në kundërshtim të plotë me rregullat e klubit, të cilat janë mjaft strikte dhe të përcaktuara qartë.

Tashmë divorci mes palëve në verë duket edhe më pranë se kurrë.

Rikujtojmë që argjentinasi ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon, ndërsa në sezonin e parë në “Parkun e Princave” zhvilloi 26 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"