Ditë me diell, njihuni me parashikimin e motit për sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 8:22

Ditë me diell, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

moti-770x433

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"