Ditë barazimesh në Premier Ligë, Totenhemi dhe Çelsi e pësojnë në fund (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 20:44

Ditë barazimesh në Premier Ligë, Totenhemi dhe Çelsi e pësojnë në fund (VIDEO)

Ndeshjet e sotme në kampionatin anglez nuk kanë qenë me fat për skuadrat londineze që kanë pretendime për renditjen në katërshen e parë. Si Totenhemi, ashtu edhe Çelsi, janë ndalur në barazime në një ditë ku në fakt nuk ka pasur fitues në 4 prej 5 ndeshjeve të luajtur.

sdfsdsddsffsdsdfsdfsfdfs

Totenhemi u ndal në transfertë nga Sauthempton, në një sfidë ku skuadra e Kontes ishte në avantazh 1-3. Por vendasit shkurtuan diferencën me Uollkot dhe në shtesën e sfidës, shënuan edhe golin e barazimit me penalltinë e Uard-Prous.

Ndërsa Çelsi frenoi në shtëpi, në ndeshjen ku golat e Zhoao Feliks dhe Havertz i dhanë dy herë avantazhin, për t’u arritur në minutën e 89 nga goli i Sims për barazimin 2-2.


REZULTATET
Aston Vila-Bornmuth 3-0
Brentford-Leister 1-1
Sauthempton-Totenhem 3-3
Ullvërhempton-Lids 2-4
Çelsi-Everton 2-2

asdsadasdsdsadsadsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"