Diskutimi te Vllaznia/ Dy Osmanët, analizë me ekipin për gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 22:46

Diskutimi te Vllaznia/ Dy Osmanët, analizë me ekipin për gabimet

Kukësi ishte skuadra që i dha fund ecurisë fantastike të shkodranëve. Verilindorët fituan 2-0 dhe i dhanë goditjen e parëVllaznisë, që më pas barazoi në “Loro Boriçi” 1-1 me Erzenin, mePartizanin 0-0 në kryeqytet dhe së fundi humbja 1-2 në shtëpime Laçin.

OSMANET

Nga të gjitha këto ndeshje, vetëm barazimi me Partizanin ka vlerë, të tjerat janë zhgënjim i madh. Pas çdo takimidrejtuesit kanë folur për analizë, por kanë qenë vetëm trajneri Qatip Osmani dhe drejtori sportiv Tefik Osmani që kanë biseduar me futbollistët për situatën e pakëndshme.

Në fakt, nuk kakohë për të humbur, sepse sfida me Teutën është afër, një tjetërpërballje shumë e vështirë kjo për shkodranët, duke ditur qëdurrsakët janë të rrezikuar nga rënia nga kategoria.

Gjatë përgatitjeve për këtë sfidë, stafi teknik dhe lojtarët kanë diskutuar,duke evidentuar gabimet e humbjes me Laçin, që ato të mospërsëriten. Në harkun kohor të një muaji luhen fatet e kampionatit dhe të Kupës, pra dhe të një vendi në kompeticionet europiane, ku Vllaznia nuk duhet të mungojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"