Disiplina/ Tifozët e tij lanë pa ndjenja gjyqtarin, e pëson klubi i Kategorise së Parë. Pezullohet lojtari i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 16:43

Disiplina/ Tifozët e tij lanë pa ndjenja gjyqtarin, e pëson klubi i Kategorise së Parë. Pezullohet lojtari i Flamurtarit

 

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur gjatë ditës së sotme ku ka shqyrtuar ngjarjet e që kanë ndodhur në javën e fundit të luajtur në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, pasi Kategoria Superiore është shtyrë për këtë mesjavë. Disiplina ka pezulluar me 4 ndeshje lojtarit e Flamurtarit, Souza De Oliveira Odaildo, për dhunë ndaj kundërshtarit. Ndërsa trazirat e ndodhur në ndeshjen Apolonia-Vora, të dy ekipit ia kanë hedhur vetëm më gjobë, ndonëse u godit arbitri i katërt i ndeshjes.
komisioni-disiplina-fshf
Vora gjithashtu do të luaj 4 ndeshje pa tifozë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 21.11.2023
– FK Apolonia, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/b, 17/1/c dhe 17/1/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
– KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 3/b, 17/2/a, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
– Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
– Lojtari i KSSH Veleçiku, Besard Cokaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
– Lojtari i KSSH Veleçiku, Redmir Lopci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
– Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Gojardo Xeka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
aa
PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"