Disiplina paralajmëron Kukësin/ Lumë dënimesh në Kategorinë e Dytë dhe moshat, ja të gjitha vendimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 21:45

Disiplina paralajmëron Kukësin/ Lumë dënimesh në Kategorinë e Dytë dhe moshat, ja të gjitha vendimet

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike dënimet për javën që lamë pas në kampionatet e futbollit në vendin tonë.

komisioni-disiplina-fshf

Klubi i Kukësit ka marrë paralajmërim për sjelljen e gabuar të tifozëve dhe nëse do të ketë një përsëritje të saj atëherë “verilindorët” do të dënohen në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Java e 28-të e “Abissnet Superiore” duket se ka qenë mjaft e qetë, teksa nga Disiplina nuk është marrë masë për asnjë prej klubeve që garojnë në këtë kampionat. Nuk mungojnë dënimet e shumta në Kategorinë e Dytë dhe në futbollin e moshave.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 14.04.2022

FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i KF Gramshi, Ledio Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Klajdi Koreci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Ëeslei Della Vechia Da Silva, për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut, në bazë të neneve 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Turbina U-13, për aktivizimin e dy lojtarëve që nuk kishin të drejtë të riluanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi B, kundër FK Apolonia U-13, në bazë të neneve 30/3 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3.

Lojtari i Shkëndija Tr. U-17, Leonel Qoshku, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Laçi U-17, Ermis Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-17, Alvaro Haxhi, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-17, Oresti Gjika, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori U-17, Fjordi Mesiti, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori U-17, Rei Daullxhiu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Labëria Fc U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hyrjen e paautorizuar në terrenin sportiv duke shkaktuar akte të dhunës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/b, 65/3/h dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rrëzimin e kërkesës së Iliria, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"