Disiplina mbyll stadiumet e Egnatias dhe Kukësit, përjashtohet zyrtari i verilindorëve. Pezullime për lojtarët e Partizanit dhe Skënderbeut mes 48 vendimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 23:53

Disiplina mbyll stadiumet e Egnatias dhe Kukësit, përjashtohet zyrtari i verilindorëve. Pezullime për lojtarët e Partizanit dhe Skënderbeut mes 48 vendimeve

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk është kursyer me dënimet që ka dhënë këtë javë, duke rreshtuar një sërë gjobash e pezullimesh që mund të ndikojnë në vijimin e sezonit në Kategorinë Superiore e jo vetëm.

komisioni-disiplina-fshf

Bie në sy mbyllja e stadiumeve të Egnatias dhe Kukësit pas problemeve me tifozeritë përkatëse në ndeshjet e fundit, ku rrogozhinasit do të luajnë dy ndeshje pa spektatorë, ndërsa verilindorët katër të tilla, të shoqëruara edhe me gjoba të ndjeshme.

Ndërkohë, është përjashtuar për dy vite nga të gjitha aktivitetet sportive drejtori i Kukësit, Naim Halili, për sulmin ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Disiplina paralelisht ka dhënë një vendim të rëndësishëm sa i përket sherrit mes Arinaldo Rrapajt të Partizanit dhe David Janaqit të Skënderbeut, të cilët u ndëshkuan me të kuq në ndeshjen e kësaj jave, duke i pezulluar për tre ndeshje të dy lojtarët.

WhatsApp Image 2024-02-29 at 4.35.55 PM

WhatsApp Image 2024-02-29 at 4.35.56 PM

WhatsApp Image 2024-02-29 at 4.35.56 PM (1)

WhatsApp Image 2024-02-29 at 4.35.56 PM (2)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"