Disfata turpëruese me Sasuolon, drejtuesit e Milanit debatojnë me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 13:42

Disfata turpëruese me Sasuolon, drejtuesit e Milanit debatojnë me njëri-tjetrin

Fytyrat e ngrysura në tribunë nuk premtonin asgjë të mirë, e në fakt ashtu ka ndodhur. Drejtori teknik Paolo Maldini, ai sportiv Frederik Masara dhe Xhorxho Furlani (shefi i financave në klub) kanë pasur një diskutim të ndezur. Tema nuk dihet me saktësi, por mund të imagjinohet.

Maldini-Massara-Furlani-20230129-milanliveit

Tre drejtuesit pas debatit janë larguar nga “San Siro” pa asnjë kontakte me trajnerin apo skuadrën. Nuk duhet të ketë masa drastike e aq më pak një grumbullim të detyruar për kuqezinjtë.

Programi i skuadrës duhet të vazhdojë si normalisht me ditën e sotme, që do të jetë pushim, ndërsa nesër do të konsumohet dreka së bashku, siç ndodh çdo fillimjave që kur Pioli është trajneri i Milanit.

Rezultatet drastike dhe sidomos gjendja psikologjike janë alarmante, sidomos në kuadër të derbi të së dielës, por drejtuesit nuk duan të rëndojnë edhe më shumë gjendjen e grupit me dënime apo masa si grumbullimi i detyruar në “Milanello”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"