Disfata në të 99-ën, “shpërthen” Magani: Turp i madh, arbitri 3 dhe Lushnja 2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 9:45

Disfata në të 99-ën, “shpërthen” Magani: Turp i madh, arbitri 3 dhe Lushnja 2

Jo pak i irrituar ka qenë në fund të kësaj ndeshjeje trajneri i Lushnjës. Gugash Magani hedh akuza shumë të rënda ndaj gjyqtarit Ermis Çelaj. Gjatë deklaratës së dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai radhit çfarë nuk shkoi në “Elbasan Arena”. Ai thotë hapur se ishte arbitri që i mundi, duke paralajmëruar se do të bëjnë një notë proteste ndaj kryesorit nga Vlora.

magani

“Arbitri 3 dhe Lushnja 2. Turp më të madh nuk kam parë ndonjëherë në karrierën time. Arbitër që ishte më në favor të Elbasanit nuk kam parë asnjëherë në jetën time. Ky nuk ka për të na arbitruar më asnjëherë këtë vit dhe do bëjmë notë proteste. Është turp i madh.

Pretendimi është te rasti në fund te goli që ishte një faull për ne, pak më herët tek një pozicion jashtë loje që mund të shkonte ndeshja 2 me 3, një ndërhyrje horror në mesin e fushës kundër lojtarit tonë dhe arbitri nuk e mban lojën. Kaq është ndeshja, mbaron. Arbitri 3 dhe Lushnja 2”, përfundoi numri një i pankinës verdhejeshile.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"