“Disa nga lojtarët kanë probleme”, trajneri i Burrelit: Uroj të kemi fat, duam 3 pikëshin në Lezhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 11:10

“Disa nga lojtarët kanë probleme”, trajneri i Burrelit: Uroj të kemi fat, duam 3 pikëshin në Lezhë

Trajneri i Burrelit, Renato Hoti nuk mjaftohet me barazimin. Ai kërkon maksimumin e pikëve në Lezhë, ndonëse e ka të qartë vështirësinë e kësaj transferte.

HOTI

Për “Panorama Sport”, trajneri i thotë: “Këtë javë nuk kemi pezullime, por dëmtime po ama. Disa nga lojtarët kanë probleme. Për këtë kemi punuar në mënyrë të diferencuar, për ta përgatitur çdo lojtar që të shërbejë në funksion të grupit dhe qëllimit të shpalosjes së vlerave tona.

Grupi që mendojmë të aktivizojmë duken mjaft mirë e të harmonizuar me njëri-tjetrin dhe në Lezhë do të shkojmë për të dhënë më të mirën e mundshme. Gjithsesi, futbolli ka në lojë tri rezultate si dhe fatin brenda. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe urojmë të kemi dhe fatin me vete për të marrë atë që duam, pse jo edhe një fitore. Do të na bënte vërtetë punë. Mënyra se si po shkon ky kampionat, barazimi qoftë brenda apo dhe jashtë nuk është se të vlen shumë”.

MARTIN DEDAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"