Dinastia e Zidanëve vijon të bëjë histori te Reali. Mbiemri mitik, 200 ndeshje në Madrid mes djemve të Zizusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 17:02

Dinastia e Zidanëve vijon të bëjë histori te Reali. Mbiemri mitik, 200 ndeshje në Madrid mes djemve të Zizusë

Akademia e Realit të Madridit, një burim i talenteve të rinj, ka mbajtur një konstante gjatë dekadës së fundit. Një mbiemër që ka bërë jehonë në ADN-në e bardhë dhe që pas javës së fundit të Kastiljes (ekipi i të rinjve të Realit i drejtuar nga Raul), arrin një shifër historike. Teo Zidan regjistroi ndeshjen numër 200 në llogarinë e mbiemrit Zidan në filialin e parë të Realit të Madridit.

zizu

Minutat e aktivizimit të pinjollit të tretë të Zidanëve në fitoren kundër San Fernandos, plotësojnë numrin 200 të ndeshjeve. Por historia nuk mbaron këtu. Ajo mund të vijojë me djalin e katërt të Zizusë, Eljazin, që luan me “Juvenil A” të Realit dhe drejtohet nga Alvaro Arbeloa. Në nëntë nga dhjetë sezonet e fundit në ekipin të rinjve të Realit ka pasur në stol të paktën një Zidan, padiskutim një e dhënë gati-gati e pabesueshme!

ENCO ZIDAN 78 NDESHJE – Djali i parë i Zinedin Zidanit debutoi me Kastiljen më 16 nëntor 2014, në moshën 19-vjeçare. Edhe pse ai mezi luajti tetë ndeshje në sezonin e parë, numri u rrit në dy fushatat e tij të ardhshme. Në sezonin 2015-16 ai mori pjesë në 38 ndeshje dhe në 2016-17 në 32 ndeshje, këtë herë nën Solarin dhe me vëllain e tij Luka, i cili është në skuadër.

LUKA ZIDAN 51 NDESHJE – I dyti nga djemtë, Luka, ishte në rritje në Kastilje. Ashtu si më i madhi i vëllezërve të tij, ai kaloi tre sezone në ekipin rezervë, duke bërë debutimin e tij më 20 gusht 2016, në moshën 18- vjeçare.

TEO ZIDAN 71 NDESHJE – I treti nga fëmijët e Zidanit është një nga kapitenët e ekipit të drejtuar nga Raul Gonzalez. Debutoi më 18 tetor 2020, por në sezonin e parë luajti pak ndeshje (3). Këtë sezon Teo ka luajtur 14 nga 15 ndeshjet dhe ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Realit të drejtuar nga Ançeloti në ndeshjet e Champions League (kundër Napolit) dhe La Liga (kundër Granadës).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"