Dinamo zyrtarizon transferimin e bujshëm, portieri Simoni firmos me gjigandët e Bundesligës
Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit në futbollin shqiptar. Simon Simoni, portieri i bluve dhe i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, që nga janari do të jetë pjesë e gjigandëve të Bundesligës, Ajntraht Frankfurt.
“FC Dinamo ka kënaqësinë t’iu njoftojë se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Simon Simoni në Bundesliga-n gjermane.
Prej muajit janar, portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të Eintracht Frankfurt.
FC Dinamo i uron Simonit suksese në karrierë dhe i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Një lëvizje e jashtëzakonshme për gardianin shqiptar i cili tashmë do të ketë mundësinë të rritet në një nga klubet më të njohura gjermane, që luan rregullisht në arenën ndërkombëtare. Aty për momentin titullar është një nga portierët e përfaqësueses gjermane, Kevin Trap.
PANORAMASPORT.AL
