Dinamo zhvillon ndeshje kontrolli, qëllimi i bluve është të monitorojnë sulmuesin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 18:28

Dinamo zhvillon ndeshje kontrolli, qëllimi i bluve është të monitorojnë sulmuesin e ri

Paraditen e sotme stafi teknik i Dinamos planifikoi që në Arbanë të luhej një ndeshje testuese brenda grupit.

dinamo

Skuadra vazhdon ende të stërvitet, ndërsa lojtarët e larguar janë zëvendësuar nga ata që janë marrë nga Dinamo U-19. Qëllimi në fakt është për të parë në lojë sulmuesin kongolez Ngatse, i cili është bashkuar prej disa ditësh me blutë, apo dhe ndonjë element tjetër që dëshiron të provohet.

Dinamo do të stërvitet edhe një javë në kompleksin e saj dhe më pas do të nisë pushimet. Për fazën përgatitore të verës, vendet e preferuara janë Sllovenia dhe Italia, por gjithçka do të qartësohet me kalimin e kohës

PANORAMASPORT.AL.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"