Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 12:43
Dinamo rikthehet pas pushimeve të Krishtlindjeve, në stërvitje me “Blutë” bashkohet dhe një japonez
Pas pushimit për Krishtlindje, blutë janë kthyer dje në fushë. Pjesë e grupit që kishte në dispozicion trajneri Nevil Dede, ishte edhe një futbollist aziatik.
Gazeta mëson vetëm se bëhet fjalë për një japonez që vjen nga ekipi i Maliqit. Çështja është se te juglindorët, janë tre të tillë… Dihet vetëm që thjesht po stërvitet.
Më parë me Dinamon është bashkuar edhe sulmuesi Alen Ndreu. Ai vjen nga Italia dhe po stërvitet me kryeqytetasit, por ende nuk mund të flitet për një bashkëpunim mes palëve.
PANORAMASPORT.AL
