“Dinamo nuk është marrë kurrë me lënie ndeshjesh”, Ermal Tahiri analizon Superioren: Meritë e Gesit që Tirana kryeson, Kolela bëri “faull”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 21:21

“Dinamo nuk është marrë kurrë me lënie ndeshjesh”, Ermal Tahiri analizon Superioren: Meritë e Gesit që Tirana kryeson, Kolela bëri “faull”

Ermal Tahiri, një emër i njohur i futbollit shqiptar, ka analizuara për “Sport News” në  ”News 24” aktualitetin e këtij sporti në vendin tonë. Ish-futbollisti i njohur dinamovit, fillimisht është ndalur pikërisht te blutë, që u kthyen në Superiore me një shfaqje të shëmtuar ndaj Lushnjës.

tahiri

Më pas, ai ka analizuar garë për titullin, ky sheh të avantazhuar Tiranën për shkak të asaj që ka arritur t’i japë më shumë ekipit trajneri Orges Shehi.

Një vit i vështirë ky Ermal, kishte frikë për një moment, kishe frikë se kjo agonia për t’u rikthyer në elitë e Dinamos mund të zgjatej?
Nuk kisha ndonjë merak. Erdhi momenti i dy ndeshjeve që humbën me Tomorin brenda dhe në Burrel, pastaj ranë në vendin e dytë. Gjithsesi, gjatë gjithë kohës ka qenë aty. Ne na bëhet qejfi si ish-dinamovit. Superiorja është e vështirë dhe besoj mësimet i ka marrë. Ccdo gjë nuk bëhet vetëm me lekë, por me lojtarë dhe projekt.

Opinionit nuk i la një shije të mirë sfida e fundit me Lushnjen. Pse vijojmë me këto skena? Pse vijon të na humbasë dëshira në fund, çfarë shije të la ty personalisht?
Dinamo ka qenë një nga ekipet që nuk është marrë kurrë me lënie apo marrje ndeshje. Kjo të le shije të hidhur. Nuk e pashë ndeshjen. Nuk ka përse të ndodhi kështu.

Pyetja që shtrojnë tifozët dhe opinioni, a mësoi diçka Dinamo nga një vit më parë? A mund të rikthehet shpejt Dinamo në nivele të larta, apo do të vuajë sërish?
Mendoj se janë marrë mësimet e duhura për të qenë aty ku e meriton. Duhet të ishte bërë planifikimi që tani. Duke bërë bashkëpunim me të gjitha hallkat, duke bërë dhe një plan për të qenë në Superiore të fortë edhe për këtë vit, besoj se dihet sesi mund të veprohet.

Ndryshe nga Dinamo, dy ekipet e tjera të kryeqytetit vijojnë në nivele të larta? Kush e fiton titullin këtë vit Ermal, sa shanse ka t’i ikë Tiranës titulli nga duart në këto kushte?
Tirana dhe Partizani janë dy ekipet më të mira që ka kampionati shqiptar, këtë nuk e tregon klasifikimi por puna. Për shembull, Gaz Demi ka bërë një kompleks, Partizani duhet të hyjë në rrugëtimin e tij si ekip europian. I ka të gjitha kushtet. Në krahun tjetër Tirana di të vuajë dhe ka stafin e kampionit. Partizani ka organikë më të mirë se Tirana, është e dubluar në të gjitha postet, skuadra e Gesit ka gjithmonë problematika. Tirana ka ndeshje të forta përpara, një me Durrësin dhe një me Laccin. Partizani duhet të shpresojë të gabimet e bardhebluve.

Nëse do i vendosim në peshore, çfarë ka Tirana më shumë? Kush e bëri këtë vit diferencën, sepse flasim psh që Vllaznia kishte organikën më të mirë. Partizani në një moment të sezonit kishte 4 lojtarë në Kombëtare, etj…
Tirana ka një grup ku kanë dalë lojtarë që kanë tërhequr skuadrën. Në janar kishin Xhixhën me 10 gola. Pas ikjes së tij, e mori Hasani. Tani doli Abazaj, i cili po shënon në ndeshjet e fundit. Kujtojmë se Tirana mesin e fushës e ka shumë të mirë. Të gjitha këto gërshetohen. Lëvizjet që ka bërë trajneri i Tiranës brenda skuadrës kanë bërë që sot të jetë +5 pikë, merita është e tij. Vllaznia ka bërë gjithmonë lojë të bukur, më vjen keq për ta. Partizani pas ikjes së Skukës e Bitrit, jo se nuk i ka zëvendësuar, por mesatarja e moshës që e ka të vogël, presioni është i madh. Shpeshherë ka qenë në avantazh dhe e ka mbyllur në disavantazh. Vitin tjetër, nëse e mban këtë bosht, do jetë sërish pretendent.

Ky presioni që thua ti, zbutet me deklaratat që bën trajneri Kolela?
Unë kam një perceptim tjetër, trajneri është gjithmonë për të zbutur dhe për të mos deklaruar problemet që ka skuadra. Kur të thuash diçka, thuaje brenda grupit. Nëse thua këto gjëra, për mua është faull. Pastaj intervistat e tjera i ka bërë në kuadër të qetësisë në ekip. Këtë pjesën e fundit nuk e kuptova, nëse je 5 pikë mbrapa duhet të luftosh. Janë deklarata të gabuara.

Sezonin e ri vijnë Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari në play off, çfarë sezoni pret?
Skënderbeu në fazën e parë ka qenë një ekip në vendin e pestë dhe të gjashtë. Por duke patur parasysh që ke në skuadër një president që e njeh mirë futbollin dhe historinë e futbollit shqiptar, ia doli të sigurojë ngjitjen. Më vjen keq për Flamurtarin, ka bërë një skuadër të mirë dhe nuk gjeti asnjëherë qetësinë e duhur, qoftë nga trajnerët përkatës apo diçka tjetër. Flamurtari mund të ishte në vendin e parë. Sa i takon daljes, këtu luhen shumë skenare. Play Off-i ka katër ekipe, kështu që vlonjatët duhet të kalojnë një test prej dy ndeshjesh. Me këto lëvizje nuk e di si do shkojë, më e rrezikuara është Erzeni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"