Dinamo ndali kryesuesit, Luis Kaçorri: Treguam forcë karakteri, kështu shkojmë larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 19:38

Dinamo ndali kryesuesit, Luis Kaçorri: Treguam forcë karakteri, kështu shkojmë larg

Dinamo ia ka dalë të marrë një pikë të vyer në transfertë kundër Egnatias duke barazuar me rezultatin 1 me 1. Në duelin e javës së 26 të “Abissnet Superiore”, blutë iu falën golit të shënuar nga Luis Kaçorri për të lënë pas kështu edhe disfatën me Vllazninë një javë më parë.

kacorri dinamo

Sulmuesi i Dinamos në një prononcim për “Panorama Sport” u shpreh: “Jam i lumtur për golin dhe faktin që dolëm me pikë kundër Egnatias e cila na kishte mundur në dy takimet e para. Isha i bindur që do të shënoja në këtë ndeshje dhe fatmirësisht mundëm të dilnim me pikë në një fushë të vështirë. Rrogozhinasit janë një skuadër që të imponon lojë dhe ka kualitet që mund të bëjnë keq në çdo moment.

Kishim marrë masat dhe mendoj që bëmë një ndeshje pozitive ku patëm shanse për të fituar, edhe pse u gjendëm në disavantazh në fillim të pjesës së dytë të takimit. Reaguam mjaft mirë duke treguar forcë karakteri edhe pse e dinim që Egnatia ishte e uritur për pikë. Por, kjo pikë është e rëndësishme për ne. Dinamo ka kualitete ndaj edhe synojmë të shkojmë larg këtë sezon”, u shpreh Luis Kaçorri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"