Dinamo mbledh “pjesët”, ngjitja vendoset në tri transferta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2023 | 13:54

Dinamo mbledh “pjesët”, ngjitja vendoset në tri transferta

Ethet e ngjitjes në Superiore bëhen edhe më të forta për tri skuadrat pretendente. Kjo javë ka të veçantën se Flamurtari dhe Skënderbeu përballen mes tyre, ndaj dhe te Dinamo motivimi është dyfish për të marrë tri pikët ndaj Turbinës.l;djkncc

Nëse ia del, e sigurt është se do të mbajë sërish prapa vlonjatët. Por në kombinim me rezultatin e Vlorës, humbje apo barazim të korçarëve, mund të marrin edhe kreun. Por këto janë vetëm llogari në letër, sepse gjithçka e vendos fusha. Vështirësitë shtohen gjithmonë e më shumë, pavarësisht se blutë ndeshen me skuadra që qëndrojnë në gjysmën e poshtme të tabelës.

TRI TRANSFERTA – Me përjashtimin e Tërbunit, 270 minuta nga 360 të mbetura nga ky kampionat, Dinamo do t’i luajë jashtë fushës së saj. Janë tri transferta në Cërrik, Lushnjë dhe Luz që do të vendosin fatin e kryeqytetasve. Në Tiranë luhet vetëm ndeshja me Besën. Kundërshtari i radhës ka shtuar shpresat e qëndrimit në Kategorinë e Parë pas fitores së marrë në tavolinë ndaj Tërbunit. Turbina do të jenë më e karikuar dhe në kampin dinamovit e kanë të qartë. Përveç përgatitjes teknikotaktike, lojtarët e Dinamos duhet të jenë në gjendje të përballojnë edhe presionin e rezultatit. Blutë kanë një ekip më cilësor dhe këtë javë më të plotë (me kthimin e David Ivan e Sabien Lilajt), por nuk është gjithçka…

Për të shkuar te fitorja duhet shumë punë, përqendrim dhe cinizëm. Edhe në Lushnjë do të jetë mjaft e vështirë, pasi skuadra vendëse kërkon të mbijetojë në Kategorinë e Parë. Transferta e fundit është ajo ndaj Luzit 2008, edhe ky një kundërshtar aspak i lehtë, por kjo ndeshje luhet javën e fundit dhe deri atëherë mund të jetë zgjidhur fati i Superiores. Pozitiv për Dinamon është fakti se këto tri ndeshje luhen në terrene të mira, në fusha të mira, ku skuadra mund të shprehet më mirë teknikisht. Tani e gjithë vëmendja është te sfida e së dielës me Turbinën, ku objektiv i vetëm është fitorja.

Në ndeshjet e deritanishme të luajtura në transfertë Dinamo nuk është se ka një bilanc impresionues, ndërsa kanë lënë vetëm 12 pikë nga tri barazime dhe dy humbje. Regjistrojnë 5 fitore jashtë fushe dhe konkretisht ndaj Besës, Apolonisë, Orikut, Besëlidhjes dhe Flamurtarit. Një bilanc që është i destinuar të përmirësohet, nëse blutë vërtet duan të shkojnë në elitë.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"