Dinamo ende me mungesa, teste miqësore me Teutën dhe Vorën këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 11:08

Dinamo ende me mungesa, teste miqësore me Teutën dhe Vorën këtë javë

Pas miqësores së humbur me Kukësin, Dinamo ka vazhduar stërvitjen në kompleksin “Football Republic”.

DINAMO

Trajneri Nevil Dede ka përsëri mungesa, jashtë grupit mbeten Ersil Ymeri dhe Eni Imami, të cilët duan ende kohë që të rikthehen.

Ndaj Kukësit nuk luajti Silvio Vokrri, sepse nuk ishte në 100% të formës së tij, ndërkohë që u kursyen edhe “veteranët” Sabien Lilaj e Edvan Bakaj.

Në atë ndeshje ra në sy forma e mirë e Ali Samake, i cili nuk ka pasur shumë hapësirë deri tani, por edhe e Patrik Bardhit dhe Indrit Prodanit.

Blutë kanë në program dy miqësore këtë javë me Vorën dhe Teutën, që do t’i shërbejnë stafit për të bërë korrigjimet e duhura.

Trajneri Dede shpreson të ketë deri në fund të kësaj jave grupin më të plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"