“Dilema për Brojën”, “The Sun” zbërthen klauzolat e marrëveshjes së Fullhem për sulmuesin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 23:45

“Dilema për Brojën”, “The Sun” zbërthen klauzolat e marrëveshjes së Fullhem për sulmuesin shqiptar

Armando Broja ka luajtur vetëm pak minuta në dy ndeshjet e tij të para me Fullhemin, duke u aktivizuar në fundin e përballjeve me Bërnlin e Bornmuthin. Por kjo situatë ka futur në dilemë drejtuesit dhe stafin teknik të Fullhemit.

broja

Sipas “The Sun”, në klub janë të pavendosur për mënyrën se si do të trajtojnë sulmuesin shqiptar. për shkak të marrëveshjes që kanë nënshkruar me Çelsin për huazimin e tij. Tabloidi britanik bën të ditur se Fullhem ka paguar rreth 750 mijë paund për të huazuar Brojën deri në fund të sezonit, por shifra është progresive dhe shkon deri në 4 milionë paund në varësi të aktivizimit të sulmuesit shqiptar dhe numrit të ndeshjeve që ai do të luajë.

Akordi parashikon që Broja të luajë minimalisht 60% të ndeshjeve të Fullhem nga momenti i firmës, por si titullar, jo thjesht aktivizim. Ndaj te Fullhem po mendojnë si të veprojnë me sulmuesin për të nisur aktivizimin e tij nga minuta e parë në ndeshjet e mbetura për të kursyer.

Por dilemat kanë të bëjnë më faktin se sulmuesit e tjerë po kalojnë formë të mirë dhe po shënojnë gola, ndaj tani po merret në konsideratë edhe ideja e mbajtjes së Brojës në stol në vazhdimësi, ndonëse kjo do i kushtojë një shufër të majmë klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"