Diferenca në duelet direkte, Interi ka hapur një hendek gjigant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 23:34

Diferenca në duelet direkte, Interi ka hapur një hendek gjigant

Interi është kryesues i Serisë A me meritë të plotë, jo vetëm sepse ka mundur të gjitha ekipet e ashtuquajtura të vogla, skuadrat dhe pikët që kanë dhënë titullin në dy sezonet e fundit, por skuadra e Simone Inzagit, pas 14 javësh të luajtura ka sfiduar 6 nga rivalet direkte, kundër të cilave ka arritur 5 fitore dhe 1 barazim.

INTER

Me përjashtim të Juventusit që e ndali në “Allianz Stadium”, në një barazim 1-1, zikaltrit kanë grisur këdo tjetër që i doli përpara dhe me fitore monstruoze.

Duke e nisur nga derbi i fituar 5-1 kundër Milanit e për të mbërritur deri te 3-0 në transfertë ndaj Napolit, në mes ishin edhe suksesi 4-0 ndaj Fiorentinës, apo edhe fitoret e ngushta 1-0 ndaj Romës dhe 2-1 përballë Atalantës, ndërsa në apel mungon vetëm Lacio.

E thënë ndryshe, 16 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar në këto sfida direkte, janë një hendek që flet vetë dhe tregojnë se cila është diferenca këtë vit mes Interit dhe të tjerave. Pse jo, zikaltrit deri në fund shpresojnë në një revansh edhe kundër Sitin në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"