Didier Deshamp mungon në shortin e Europianit: Nuk është kënaqësi që po heq dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 19:33

Didier Deshamp mungon në shortin e Europianit: Nuk është kënaqësi që po heq dorë

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, do të jetë një nga mungesat e mëdha në shortin e fazës finale të EURO 2024 që do të hidhet nesër në Hamburg. Tekniku i francezëve, favoritë për fitoren e turneut për shumëkënd, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Gjermanisë, pasi të martën i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

98b6309cd8ab1b084eaee9700f004ebb-84329-oooz0000

Ai kishte ndjerë dhimbje në shpinë prej disa javësh dhe pas disa vizitave i ishte këshilluar që të kryente një ndërhyrje kirurgjikale.

“Nuk është me kënaqësi që heq dorë nga pjesëmarrja në short. Është gjithmonë një moment kënaqësie, gjatë të cilit kam shumë kënaqësi të flas sidomos me kolegët e mi. Por më kanë udhëzuar që të respektoj disa ditë pushimi.

Padyshim do të ndjek shortin me shumë vëmendje në televizion. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjitha skuadrat e kualifikuara. Sapo të njohim grupin, do të zgjedhim vendin e grumbullimit dhe të nisim të studiojmë në detaje lojën e kundërshtarëve tanë të ardhshëm, edhe pse në përgjithësi i njohim të gjithë mirë”, tha Deshamp duke komunikuar vendimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"