Dibranët presin Elbasanin, Kumbarçe: Korabi, “kockë e fortë” për çdo kundërshtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 12:23

Dibranët presin Elbasanin, Kumbarçe: Korabi, “kockë e fortë” për çdo kundërshtar

Korabi ndodhen në një pozitë komode dhe sot në orën 15:00 pret pa presion Elbasanin. Ndryshe nga takimet e fundit, sot luhet me praninë e tifozëve në stadium, pasi klubi e ka shlyer dënimin e dhënë nga Disiplina. Trajneri Shpend Kumbarçe për “Panorama Sport” para sfidës me Elbasanin u shpreh:

Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit

“Luajmë në fushën tonë, një fushë e vështirë për çdo kundërshtar. Korabi ka treguar se është një ekip me personalitet dhe do të vazhdojmë betejën për të siguruar një vend në gjashtë ekipet e para për të marrë pjesë në fazën ‘play-off’. Ekipi është i plotë, lojtarët janë në gjendje të mirë dhe janë stërvitur sistematikisht për këtë ndeshje. Nuk kemi asnjë lloj problematike, ku lojtarët janë shlyer nga ana financiare sipas kontratës. Jemi në kushte komode, ndaj do të do bëjmë më të mirën e mundshme dhe do të jemi një ‘kockë e fortë’ për Elbasanin”.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"