Dibranët luajnë në transfertë. Korabi tenton kthesën, e di si thyen vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 12:16

Dibranët luajnë në transfertë. Korabi tenton kthesën, e di si thyen vlonjatët

Korabi ka lënë pas humbjen në shtëpi kundër Vorës, e cila la një shije shumë të hidhur te tifozët. Këtë të diel dibranët do të luajnë një transfertë të vështirë, pikërisht kundër Flamurtarit. Në fazën e parë, Korabi u mund minimalisht 0-1 në Peshkopi nga kuqezinjtë, ndërsa këtë herë do të kërkojë të bëjë surprizën.

KORABI

Skuadra e drejtuar nga Shpend Kumbarçe e di se si triumfohet ndaj vlonjatëve, pasi këtë e ka bërë në sezonin e kaluar, duke mundur Flamurtarin 1-2 në ndeshjen shtesë për një biletë në Kategorinë Superiore.

Gjithsesi, skuadrat kanë ndryshuar shumë nga ajo përballje e 28 majit të vitit të kaluar në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet. Trajneri Kumbarçe beson te një rezultat pozitiv, ndërsa diferenca mes skuadrave në tabelë është plot 10 pikë. Synimi i Korabit këtë sezon është të jetë mes gjashtë skuadrave, që do të thotë pjesëmarrje në “play off”.

FATMIR ZHUZHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"