“Diamant që duhet përpunuar”/ Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar firmos me klubin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 23:03

“Diamant që duhet përpunuar”/ Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar firmos me klubin holandez

Talenti shqiptar, Ersi Bode, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke firmosur kontratë profesioniste me klubin holandez të ADO Den Hag.

-800-0-639aa3dddb48a877e7aec95c00054ce2

Kjo ishte kontrata e parë si profesioniste për 17-vjeçarin që janarin e vitit 2022, u largua nga Internaciona Tirana, për t’u bashkuar me klubin.

Skuadra garon në divizionin e dytë të futbollit holandez. Bode është një nga katër lojtarët e Akademisë që drejtuesit e klubit holandez kanë vendosur t’u dhurojnë kontrata profesioniste.

“Ersi është një diamant i ashpër që duhet përpunuar. Sallaksi shqiptar mund të mbulojë pozicione të ndryshme në repartin ofensiv. Ai është një futbollist kreativ dhe një driblues i shkëlqyer”, deklaroi Albert van der Dusen, drejtori teknik i ADO Den Hag.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"