Dhimbje “koke” për trajnerin Sauthgejt, mbrojtësi i Anglisë operohet dhe rrezikon Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 19:38


Dhimbje “koke” për trajnerin Sauthgejt, mbrojtësi i Anglisë operohet dhe rrezikon Botërorin

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajl Uoker, mund të humbasë Kupën e Botës pasi iu nënshtrua një operacioni në ijë këtë javë. Pas operacionit, mbrojtësi ka shkruar në Twitter se ai ishte shumë mirë dhe se do t’i mbështeste shokët në çdo mënyrë të mundshme.

uoker

‘Dëmtimet janë pjesë përbërëse e lojës që duam, operacioni im ishte një sukses dhe tani mund të përqendrohem në rehabilitimin tim dhe të kthehem në gjendje të plotë fizike. Unë do të mbështes shokët e mi të ekipit çdo ditë në çdo mënyrë që të mundem”, u shpreh ai.

Ky lajm ka shqetësuar trajnerin e Anglisë Garet Sauthgejt, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të Uoker për planet e tij. Asgjë nuk është vendosur për kthimin e tij, por është e qartë se Uoker tani është në një garë me kohën për të qenë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës.

“Tre Luanët” e hapin fushatën e tyre kundër Iranit më 21 nëntor me Sauthgejt që duhet të paraqesë skuadrën e tij prej 23 dhe 26 lojtarësh deri më 13 nëntor.

PANORAMASPORT.AL