“Detajet bëjnë gjithmonë diferencën”, Veseli: Kërkojmë hakmarrjen për Europianin e 2016-ës, dua Portugalinë dhe Italinë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 13:12

“Detajet bëjnë gjithmonë diferencën”, Veseli: Kërkojmë hakmarrjen për Europianin e 2016-ës, dua Portugalinë dhe Italinë në grup

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka qenë pjesë e Podkastit FLASIM me kryeministrin Edi Rama.

Veseli

Frederik Veseli: Unë besoj është dhe një aspekt që nuk nënvlerësohet, domethënë, kemi qenë në stërvitore të re, çdo ditë kur shkojnë në stërvitje jemi të lumtur, është fusha e mirë dhe këto kushtet si lojtarë të bëjnë të japësh më shumë edhe si grup tani jemi në Tiranë, vijnë dhe familjarët të na shikojnë, rrinë të gjithë bashkë tek bari, janë dhe disa tifozë që na kërkojnë foto, na kërkojnë disa firma dhe kjo besoj është një aspekt që na shtyn edhe më shumë të jemi bashkë, i takojmë dhe familjarët e njëri-tjetrit dhe çdo ditë nxitojmë të shkojmë edhe tek fusha të bëjmë stërvitje, dikush rri edhe më shumë të bëjë terapi, dikush vjen më herët me furgon dhe këto gjëra të vogla e bëjnë diferencën sepse detajet besoj që gjithmonë janë shumë të rëndësishme për të bërë diferencën. Nga momenti që erdhëm këtu ndryshoi diçka dhe kjo besoj nuk nënvlerësohet.

Frederik Veseli: Spo di, si të bjeri shorti për ne është një domethënie .

Kryeministri Edi Rama: Jo shortit nuk ke çfarë i bënë ti se do të bjeri. Me kë do kishe qejf të loznim përshembull

Frederik Veseli: Portugalinë kam patur qejf ta kem në grup, edhe Italinë kisha patur shumë qejf. Pasi isha në Itali shumë vite edhe pastaj në grup të fundit Zvicrën edhe njëherë tjetër. Zvicra është në grup të fundit? Shkon mirë edhe kundër Zvicrën me luajtur për shembull, sepse unë kam lindur dhe rritur në Zvicër. Edhe ta marrim hakmarrjen nga Europian 2016.

Kryeministri Edi Rama: Gozhdë e kam atë. E kam parë në stadium atë ndeshje. Gozhdë e kam.

Frederik Veseli: Me marr hak nga ajo ndeshje dhe po siç the edhe ti më herët skuadra .

Kryeministri Edi Rama: Kam përshtypjen që ishin më të mirë, kishte ekip më të mirë atëherë se çfarë ka tani Zvicra .

Frederik Veseli: Po po shumë më mirë.

Kryeministri Edi Rama: Atëherë ishte pak më ndryshe. Ishte Shqipëria, por ishte dhe një lloj kështu dhe Perlati e la dhe ishalla nuk po del ta përgënjeshtroj se atëherë u bë shumë debat. Çuna ju falënderoj shumë. E keni parë dokumentarin për Beckham-in? Tani presim dokumentarin për Uzunin nga Netflix, por duhet të na nderosh në Europian.

Frederik Veseli: Uzuni me helikopter.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"