Dëshpërimi i Gavit: E pamundur të ndodhë, përse mua?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 15:20

Dëshpërimi i Gavit: E pamundur të ndodhë, përse mua?!

“E pamundur, nuk mund të ndodhë, nuk mund të ndodhë, përse unë, përse mua?”. Të gjitha këto janë thirrjet e dhimbjes dhe zemërimit të Gavit që nga dhomat e zhveshjes së Spanjës. Mesfushori i Barçës, i cili u largua nga fusha i dëmtuar në minutën 24, pas një tentative për të qëndruar në fushë, ka mbetur i dërrmuar.

Gavi

Edhe pse është vetëm 19 vjeç, mesfushori nga Sevilja kishte vetëm një dëmtim, që kishte bërë që të humbiste jo më shumë se dy ndeshje.

Por tani nuk është shaka, dëmtimi i pësuar kundër Gjeorgjisë i ka kushtuar sezonin talentit të Barcelonës. Dëmtimi i Gavit ka prekur të gjithë shokët e ekipit që kanë reaguar me mesazhe mbështetje në adresë të mesfushorit. Më kuptimploti ishte ai i shokut të tij te Barça, Ferran Torres. “Ishte fitorja më e trishtë për mua”, theksoi ai, duke iu referuar Gavit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"