“Deri më sot asnjë dëmtim nga miqësoret”, Magani: Humbëm, por mora mesazhet që doja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 15:29

“Deri më sot asnjë dëmtim nga miqësoret”, Magani: Humbëm, por mora mesazhet që doja

Kavajasit kanë luajtur deri tani 3 takime miqësore. Ata kanë fituar përballë Vorës dhe kanë humbur me Tiranën e Lushnjën.

MAGANI

Por për trajnerin nuk ka vend për dramë. Gugash Magani i mori mesazhet që kërkonte, gjë që e sqaron edhe për “Panorama Sport”:

“Miqësoret kanë përparësi skanimin e gjendjes së ekipit, ruajtjen e formës sportive dhe natyrisht korrigjimit të dobësive. Jam i kënaqur nga mesazhet që kam marrë nga secili prej lojtarëve. Më gëzon fakti që nuk kemi asnjë dëmtim, fakt që dëshmon se grupi po përballon mjaft mirë alternimin e stërvitjes me ndeshjet testuese. Është rikthyer tashmë, edhe pse jo në 100% të tij, sulmuesi Redi Veriu. Pas çdo miqësoreje ne analizojmë performacën që bëmë dhe nxjerrim detyrat tona. Në tërësi lojtarët u janë përgjigjur detyrave që kam dhënë, por gjithnjë ka vend për korrigjime. Bie fjala, golat e pësuar nga Lushnja mund dhe duheshin evituar. Por sikurse e thashë më lart, më mirë që gabojmë tani pasi kemi kohë për t’u korrigjuar. Ne po punojmë fort që rikthimi në garë të na gjejë në gjendjen optimale”, përfundoi Magani.

Verdhezinjtë kanë planifikuar edhe një miqësore të fundit, këtë herë do të luajnë me Bylisin. Akoma nuk është caktuar vendi dhe ora e zhvillimit të takimit, por dihet se në Kavajë nuk mund të zhvillohet dot dhe as në Peqin.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"